Deputetja shqiptare thyen karantinën edhe pse është me koronavirus, kryeinfermierja bën thirrje të fortë: Të dënohet

Publikuar tek: rajon, më 12:40 12-07-2020 Deputetja shqiptare thyen karantinën edhe pse është me koronavirus, kryeinfermierja bën thirrje të fortë: Të dënohet Deputetja Eliza Hoxha

Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arta Sejdiu, ka kërkuar që deputetja e Partisë Demokratike në Kosovë, Eliza Hoxha të dënohet pasi ka thyer rregullat e Covid-19.

Sejdiu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar që deputetja të dënohet, pasi edhe pse është pozitive me koronavirus, ajo ka thyer rregullat dhe është parë në rrugë.

“Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna ”, shkruan infermierja.

Duket se Sejdiu është bërë pishman për postimin e saj, pasi pak orë më pas e ka fshirë.

Eliza Hoxha lajmin se është me koronavirus e ka bërë vetë me dije me anë të një postimi në ‘facebook’, 3 ditë më parë. Por edhe pse pozitive ajo është parë ditën e djeshme rrugëve duke thyer rregullat dhe duke rrezikuar shëndetin publik.

Ky nuk është rasti i vetëm ku kërkohet që të dënohet një person publik, pasi nuk kanë respektuar rregullat.

 

dgfwe4tgfrsdfsdf.jpg

27e8418c2c48c7727a3f9ff4940c9d4e_L.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15051913261414
array(1) { ["section"]=> string(121) "deputetja-shqiptare-thyen-karantinen-edhe-pse-eshte-me-koronavirus-kryeinfermierja-ben-thirrje-te-forte-te-denohet-213616" }