Dera e PD-së e hapur për Jozefina Topallin, Paloka: Të vijë vetë siç u largua, ka qenë pjesë e rëndësishme e partisë

Publikuar tek: politike, më 23:09 02-07-2020 Dera e PD-së e hapur për Jozefina Topallin, Paloka: Të vijë vetë siç u largua, ka qenë pjesë e rëndësishme e partisë FotoMontazh: Jozefina Topalli - Edi Paloka

Ish-deputeti i PD Edi Paloka thotë se dera e partisë është e hapur për gjithë “të larguarit”, duke u bërë kështu dhe zëri i parë nga Selia Blu që flet publikisht për rikthimin e Jozefina Topallit.

Në emisionin e Eni Vasilit, Paloka ka thënë se dera e PD është e hapur për ish-kryeparlamentaren pasi ajo sipas tij ka qenë pjesë e rëndësishme e PD dhe duhet të kthehet vetë ashtu siç u largua.

“Jozefina është anëtare e Këshillit Kombëtar, siç u larguan mund të vijnë vetë. S’mund të bëhet ftesë, kur për kaq vite ke qenë pjesë e rëndësishme të partisë. Ata janë pjesë e partisë. Është anëtare. Ka 8 vite që i bëhet kjo ftesë të gjithëve, aq më tepër kur asnjë s’është përzënë nga Partia Demokratike.

Unë e quaj hapje kur vijnë njerëz të rinj, që s’kanë pasur poste në PD. Kemi qenë aq të hapur sa shumë veta kanë dalë e kanë gjuajtur me gurë dhe pse kanë pasur privilegje të mëdha në PD. Jam kundër afrimit të tyre, por i jep të drejtë të propozohen. Janë njerëzit që duhen t’i zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë”, tha Paloka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010099172592163
array(1) { ["section"]=> string(120) "dera-e-pd-se-e-hapur-per-jozefina-topallin-paloka-te-vije-vete-sic-u-largua-ka-qene-pjese-e-rendesishme-e-partise-212632" }