Derbi me Tiranën në rrezik? Edhe tre lojtarë të tjerë të Partizanit dalin pozitivë me Covid-19 (EMRAT)

Publikuar tek: sport, më 07:18 10-07-2020 Derbi me Tiranën në rrezik? Edhe tre lojtarë të tjerë të Partizanit dalin pozitivë me Covid-19 (EMRAT) Baneri i derbit te sotem Partizani - Tirana

Tre lojtarë të tjerë të ekipit të Partizanit kanë kryer analizën me tampon dhe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Është vetë ekipi që përmes një njoftimi për mediat njofton se pasi Deian Boldor dhe Besnik Ferati dolën pozitivë, analizave u janë nënshtruar dhe 50 persona të tjerë, lojtarë dhe staf i Partizanit. Pozitivë sot kanë rezultuar futbollistët Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote.

“FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.

Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën”, njofton ekipi i Partizanit.

Ndërkohë, kujtojmë se mbrëmjen e sotme në orën 20.45 do të luhet derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana, në stadiumin “Air Albania”. Nuk dihet nëse atoritetet do të marrin një vendim për ndeshjen sepse deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga FSHF.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097649097442627
array(1) { ["section"]=> string(106) "derbi-me-tiranen-ne-rrezik-edhe-tre-lojtare-te-tjere-te-partizanit-dalin-pozitive-me-covid-19-emrat-213388" }