Dërgohet në banesën e fundit bosi i Cosa Nostra, zbulohen kush ishin të vetmit persona që morën pjesë në varrim (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 15:27 22-11-2017 Dërgohet në banesën e fundit  bosi i Cosa Nostra, zbulohen kush ishin të vetmit persona që morën pjesë në varrim (FOTO)

Sot i’u dha lamtumira e fundit bosit të Cosa Nostra, Salvatore Riina, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Sakaq, mediat italiane raportojnë se ceremonia e varrimit nuk ishte kishtare, por mjaft e thjeshtë. Mafiozi i Cosa Nostra u dërgua në banesën e fundit në varrezat komunale të vendlindjes së tij në Korleone të Sicilisë.

Ndërkohë, në varrim morën pjesë vetëm familjarët e Toto Riina, bashkëshortja, Antoneta Bagarella dhe 3 fëmijët Lucia, Salvatore e Maria Concetta. Ndërsa djali tjetër Giovanni ndodhet në burg, i dënuar me 4 dënime të përjetshme për vrasje.

Sakaq, varrezat Korleones  sot u mbyllën për të evidentuar kështu njerëzit kuriozë që do të afroheshin për të parë ceremoninë e varrimit të mafiozit më famëkeq në Itali.

Ndërsa arkivoli Toto Riinas hyri nga një derë dytësore e varrezave për të evituar fotografitë dhe videot e gazetarëve që kishin rrethuar zonën. Ndërkohë, prifti bekoi për herë të fundit bosin Cosa Nostra në një meshë të thjeshtë, pasi kisha katolike e ndaloi zhvillimin e një ceremonie kishtare publike.

toto_riina.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pamje përrallore dhe luks në çdo detaj, shtëpitë 95 milion deri në 300 milion dollarë në Amerikë do ju lënë pa mend (FOTO GALERI)
Pranga shqiptarit dhe bandës së kinezëve që pastruan 1.8 milion paund në bankat e Londrës (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.010924816131592
array(1) { ["section"]=> string(122) "dergohet-ne-banesen-e-fundit-bosi-i-cosa-nostra-zbulohen-kush-ishin-te-vetmit-persona-qe-moren-pjese-ne-varrim-foto-100497" }