Gentjan Isufaj, 27 vjeç, banues në Koplik të Malësi e Madhe në Shkodër ekstradohet nga Tirana drejt Italisë. 27 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
“Gjykata e Milano-s në Itali, ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 31651/2011 RGNR-N.8888/2011 RGGIP, datë 01.07.2014, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikve“, parashikuar nga Nenet 73, 74 e 309/90 etj., të Kodit Penal Italian.Arrestimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë”, thuhet në deklaratën e policisë.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur sipas policisë:
Në qytetin Arcinate/Itali, shtetasi Gentjan Isufaj, ne bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, i kanë shitur një sasi prej 270 gram lëndë narkotike e llojit Kokainë, një shtetasi shqiptar.