Dërgoi 30 mjekë në Itali, Eduard Selami përgëzon Ramën: Akt mirënjohje që na nderon të gjithëve

Publikuar tek: aktualitet, më 17:45 29-03-2020 Dërgoi 30 mjekë në Itali, Eduard Selami përgëzon Ramën: Akt mirënjohje që na nderon të gjithëve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama, që dërgoi 30 mjekë për të ndihmuar Italinë në këtë periudhë alarmante ndaj Covid-19.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, ai shprehet se ky akt mirënjohje, na nderon të gjithëve.

‘Vendimet e Ramës kanë vend për kritika të merituara, por dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është akt mirënjohjeje që na nderon të gjithëve’, shkruan Selami.

Kujtojmë që ditën e djeshme u nisën nga aeroporti i Rinasit 10 mjekë dhe 20 infermierë drejt Bergamos për të luftuar koronavirusin.

Screenshot_9.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089919567108154
array(1) { ["section"]=> string(100) "dergoi-30-mjeke-ne-itali-eduard-selami-pergezon-ramen-akt-mirenjohje-qe-na-nderon-te-gjitheve-200558" }