Dërgoi në 'Shtëpinë e Bardhë' letrën me VAJIN VDEKJEPRURËS, policia amerikane zbulon se kush u përpoq të vriste Donald Trump

Publikuar tek: bota, më 19:59 20-09-2020 Dërgoi në 'Shtëpinë e Bardhë' letrën me VAJIN VDEKJEPRURËS, policia amerikane zbulon se kush u përpoq të vriste Donald Trump Letra derguar per Donald Trump

Policia amerikane ka identifikuar një grua, e cila dyshohet se dërgoi në "Shtëpinë e Bardhë" një letër për presidentin Donald Trump, por letra përmbante një vaj pluhuri vdekjeprurës.

Por fatmirësisht për Trump, letra nuk u fut në ambientet e brendshme të "Shtëpisë së Bardhë", por u mbajt në qendrën e dërgesave të jashtme të qeverisë.

“Byroja Federale e Hetimit dhe bashkëpunëtorët tanë nga Shërbimi Informativ i SHBA dhe Shërbimi i Kontrollit Postar po analizojnë letrën e dyshimtë, e cila mbërriti në Qendrën e Dërgesave të Qeverisë Amerikane”, tha FBI në një deklaratë, raporton Neë York Times.

Ish-presidenti i SHBA Barack Obama ishte gjithashtu shënjestra e një sulmi me ricin. Në vitin 2013, aktorja Shannon Richardson u dënua me 18 vjet burg për dërgim të letrave me ricin tek Obama dhe Michael Bloomberg, kryetari i atëhershëm i Nju Jorkut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011318922042847
array(1) { ["section"]=> string(128) "dergoi-ne-shtepine-e-bardhe-letren-me-vajin-vdekjeprures-policia-amerikane-zbulon-se-kush-u-perpoq-te-vriste-donald-trump-221048" }