Dërgonin vajza nga Shqipëria për prostituta në Itali, dënohen 5 pjesëtarët e grupit famëkeq

Publikuar tek: aktualitet, më 14:00 02-12-2020 Dërgonin vajza nga Shqipëria për prostituta në Itali, dënohen 5 pjesëtarët e grupit famëkeq

Gjykata italiane ka dënuar një grup prej 5 personash, të cilët dërgonin vajza nga Shqipëria dhe Rumania dhe më pas i detyronin që të shisnin trupat e tyre në rrugët e Italisë. 

Vajzat prostituonin kryesisht në qytete të ndryshme të provincës Caserta, në kryeqytet, Capua dhe Castel Volturno.

Për këtë arsye, Gjykata e Napolit dënoi pesë persona të cilët ishin hetuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia pas shumë vitesh kontrolle për shfrytëzimin e prostitucionit.

Kreu i organizatës kriminale, u dënua me 8 vjet burg dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh. Katër bashkëpunëtorët e tjerë u dënuan për 6 vjet me një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Avokatët e të pandehurve arritën që të hiqnin akuzat më të rënda, në lidhje me tregtinë e skllavërimin e vajzave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbi 600 qytetarë që nuk kishin maskë e pësojnë nga Policia, shoqërohen 8 të tjerë që nuk treguan mjetet e identifikimit, një subjekt gjobitet me 10 milion
Braktisi vajzën 17 vjeçare në Kosovë, arrestohet gruaja 50 vjeçare nga Kukësi »
Article Logic
Execution time: 0.010565996170044
array(1) { ["section"]=> string(97) "dergonin-vajza-nga-shqiperia-per-prostituta-ne-itali-denohen-5-pjesetaret-e-grupit-famekeq-229908" }