'Deri dje jetonin në mal me lopët, tani justifikojnë pasurinë duke shitur gomarin apo kosheret me bletë'

Publikuar tek: analiza-komente, më 19:42 17-01-2019 'Deri dje jetonin në mal me lopët, tani justifikojnë pasurinë duke shitur gomarin apo kosheret me bletë'

Nga Kreshnik Spahiu

Protesta e Bashës s’do largoj Ramën por studentët.

Ka 2 muaj që sheh ëndrra, si mund ti prijë levizjes studentore, por ata nuk e pranojnë!

Pas 1 vit protestash popullore Lulzim Basha kishte mbetur spektator. Ai i ndiqte nga media protestat e Kalimashit, Teatrit, naftëtarve, emigrantëve dhe aktualisht të studentëve.

Askush nuk e pranonte, askush nuk e merr seriozosht, askush nuk do që të bëhet pis protesta me prezencën e tij.

Në fakt dhe ai nuk i ka me qef protestat por nuk e mban hiç presionin e Berishës. Çdo ditë Berisha i ngërdheshet dhe i çirret me të drejtë: “Të besova partinë dhe s’mund t’ma shkatrrosh duke fjetur në Hollandë”

Basha duroj sa duroj, dhe dje bëri mbledhje me opozitën e lodhur 28 vjet në pushtet dhe parlament.

Dje doli dhe paralajmërmi për “fundin” e Edi Ramës por askush nuk e besoi dhe askush nuk e mori seriozosht sepse:

1- Opozita nuk i fiton dot zgjedhjet me këtë Kod Zgjedhor, që fal marrveshjes famkeqe me Ramën, ai nuk flet kurrë më për votën elektronike!

2- Opozita nuk ka një ofert të re por sërish me ish-ministrat 28 vjeçar që i urren mbarë populli dhe s’kanë fijen e popullaritetit.

3- Protestat e Bashës janë më qesharaket në Europë pasi organizohen si koferenca shtypi në natyrë. Fjalimi bajat i përsëritur i Bashës dhe që më pas i shpërndan militantët me qetësi.

4- Paneli dhe liderët miliarder të opozitës që kryesojnë protestat e syze Cartier dhe Kostume Hermes. Deri dje jetonin në mal me lopët dhe tani kanë justifikuar pasurinë duke shitur gomarin apo kosheret me bletë.

5- Tradhëtitë që Basha u bën vazhdimisht çdo kauze dhe proteste radhazi kanë lënë shijen e besprerit. Le të kujtojmë:

Në protestën e fundit i la mitingashët në shesh dhe drekonte me muzik tek Restorant Piaca

Në protestën e parafundit me çadër hyri në bashkqeverisje me Ramën etj etj ...

6- “Zjarr-fikës protestash” e quan gjithë populli, madje edhe Monika Kryemadhi dje deklaroi: “Opozita smund të jetë më Zjerrfikse.”

Për të gjitha këto arsye Lulzim Basha po del në protestë jo për të rrëzuar Ramën por studentët sepse po i rrëshqet nga dora flamuri opozitar.

Prandaj ai ska rrugë tjetër, veçse të bëj sërish zjarrfiksin dhe të largojë studentët.

Në të kundërt, ai dhe ish-pushtetarët që ai mban në çadër do bien së bashku me Ramën sepse një opozitë revolucionare po lind në Shqipëri.

Unë e di fundin e kësaj proteste. Ajo po shkatron shpresën rinore dhe lëvizjen studentore.

Koha e dyshes Rama-Basha ka skaduar.

Loja e tyre është konsumuar....

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006417989730835
array(1) { ["section"]=> string(108) "deri-dje-jetonin-ne-mal-me-lopet-tani-justifikojne-pasurine-duke-shitur-gomarin-apo-kosheret-me-blete-149231" }