Dervishaj: By-passi i Fierit mbyll punimet në pranverën e 2017-s, banorët do marrin vlerën e shpronësimit

Publikuar tek: ekonomi, më 17:33 14-10-2016 Dervishaj: By-passi i Fierit mbyll punimet në pranverën e 2017-s, banorët do marrin vlerën e shpronësimit

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka inspektuar punimet për ndërtimin e By-passit të Fierit.

 

Ministri Dervishaj tha se pavarësisht problematikave të së kaluarës, problemet janë të tejkaluara dhe po punohet me kapacitet të plotë. Dervishaj u shpreh se  nëse ritmi i punimeve do të jetë konstant, projekti do të përfundojë brenda pranverës të 2017.

Dervishaj deklaroi se mund të ishte bërë më shumë në aspektin e punimeve, por pavarësisht kësaj e rëndësishme është të krijohet një frymë sa më e mirë bashkëpunimi mes aktorëve të përfshirë, si firma kontraktore dhe “ARRSH”,  sepse është një projekt që kërkon angazhim në ekip.

Ministri Dervishaj u ndal edhe te problematikat, në veçanti te shpronësimet. Pas takimit që zhvilloi me disa banorë që ende nuk kanë marrë vlerën e shpronësimit të tokës, Dervishaj u angazhua se Ministria do të bëj maksimumin që banorët të marrin atë që ju takon me ligj.

Dervishaj tha se duhet të jemi të qartë se buxheti i shtetit ka pasur vështirësi, prandaj duhet të ekonomizohen fondet që janë në dispozicion, duke i investuar te ato projekte që kanë produktivitetin dhe efektivitetin më të madh, si në aspektin social ashtu dhe nga pikpamja e transportit.

Ministri Dervishaj nënvizoi se me një komunikim të vazhdueshëm dhe me një ndjekje të vazhdueshme të problemeve të ecurisë së punimeve, do të arrihet qëllimi për ta përfunduar By-passin e Fierit, brenda pranverës 2017.

 DSC_0532.JPG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.085705041885376
array(1) { ["section"]=> string(109) "dervishaj-by-passi-i-fierit-mbyll-punimet-ne-pranveren-e-2017-s-banoret-do-marrin-vleren-e-shpronesimit-56202" }