Dervishi i kërkon Ngjelës të mos fyejë Metën, i kthehet keq avokati në emision: S’pyes për Presidentin unë. Ndërhyn dhe Frrok Çupi: Je servil (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 22:37 20-02-2020 Dervishi i kërkon Ngjelës të mos fyejë Metën, i kthehet keq avokati në emision: S’pyes për Presidentin unë. Ndërhyn dhe Frrok Çupi: Je servil (E PLOTË) FotoMontazh: Frrok Cupi - Spartak Ngjela - Bledi Dervishi

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Bledi Dervishi i ka kërkuar në një emision mbrëmjen e sotme avokat Ngjelës që të mos e fyejë kreun e shtetit. Mirëpo, pohimi i Dervishit nuk i ka pëlqyer Ngjelës, i cili i ka thënë se nuk pyese për presidentin pasi nuk ishte nëpunës i tij.

Pjesë nga debati:

Dervishi: Avokat Ngjela përdori një fjkalor të papërshtatshëm ndaj presidentit, ndaj duhet të ndërhyjmë. Unë dhe ju e para si drejtuese e emisionit

Ngjela: A ka mundësi se fole. Më përmende ti mua apo të përmenda unë. Lëre presidentin se spyes për atë unë. Analiza psikike zotëri është analizë, nuk është fyerje. Meta ka psikozën e frikës.

Dervishi: Nëse kalon në atë profil shikoje ndryshe

Ngjela: Zotëri unë nuk jam nëpunësi i presidentit. Mabje mend se nëpunësi i presidentit nuk hyn në debat me mua

Dervishi: Po ju lutem mos fyeni

Ngjela: Nuk është fyerje por analizë psikike

Ndërkohë, më vonë në debat është futur dhe gazetari Frrok Çupi, duke e quajtur servil Bedi Dervishin.

Frrok Çupi: Tani me thënë të drejtën edhe unë jam gazetar dhe nuk flas me nëpunës administrate

Eni Vasili: Zotërinj, zotërinj...

Frrok Çupi: Tani ty të merr Meta dhe të fut në zyrë, e  ti tani del përballë nesh. Nëpunësat më të këqinj janë në Presidencë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092380046844482
array(1) { ["section"]=> string(152) "dervishi-i-kerkon-ngjeles-te-mos-fyeje-meten-i-kthehet-keq-avokati-ne-emision-s-pyes-per-presidentin-une-nderhyn-dhe-frrok-cupi-je-servil-e-plote-195911" }