Dervishi publikon foto: Si e tërhoqën Besim Belishovën zvarrë pranë fëmijëve, përpara se ta VARNIN

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:17 27-12-2017 Dervishi publikon foto: Si e tërhoqën Besim Belishovën zvarrë pranë fëmijëve, përpara se ta VARNIN

Ish-drejtori i Arkivës Kastriot Dervishi ka publikuar disa foto të Besim Belishovës në njërën me uniformën e nacionalistit në vitin 1943, ndërsa në të dytën në vitin 1945.

Më tej Dervishi shkruan se Belishova është tërhequr zvarrë me litar përpara popullit, mes tyre në foto vërehen dhe shumë fëmijë.Ai u dënua me varje në litar në Mallakastër në një proces politik që pati 8 të ekzekutuar me vdekje. Veç tij, u pushkatuan: Bektash Cakrani, Tefik Sfiri, Feçor Belishova, Qazim Nazeraj, Isa Vrenozi, Mehmet Spaho. Hajdar Cakrani u dënua me varje në Fier.

Kastriot Dervishi shkruan:

Besim Belishova

Në të dy fotot është i njëjti person, Besim Belishova. Në foton e parë është me uniformën e nacionalistit në vitin 1943, ndërsa në të dytën në vitin 1945. Pasi Besim Belishova është arrestuar nga forcat komuniste, për të shtuar terrorin, është tërhequr me litar përpara popullit (në foto shihen mjaft fëmijë). Kjo lloj ekspozimi në popull është vërejtur edhe në disa raste të tjera në vitet e para të regjimit.
Besim Belishova u dënua me varje në litar në Mallakastër në një proces politik që pati 8 të ekzekutuar me vdekje. Veç tij, u pushkatuan: Bektash Cakrani, Tefik Sfiri, Feçor Belishova, Qazim Nazeraj, Isa Vrenozi, Mehmet Spaho. Hajdar Cakrani u dënua me varje në Fier. Procesi i dënimit të parisë së Mallakastrës u miratua më 26 korrik 1945 nga Enver Hoxha. Për t’u shënuar është fakti se disa nga të dënuarit e këtij procesi kishin qenë të internuar në Itali nga fashistët në kohën kur Enver Hoxha shiste cigare në dyqanin “Flora” në Tiranë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18127107620239
array(1) { ["section"]=> string(103) "dervishi-publikon-foto-si-e-terhoqen-besim-belishoven-zvarre-prane-femijeve-perpara-se-ta-varnin-104581" }