Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka vizituar familjen e shkrimtarit, i cili u nda nga jeta pak javë më parë, Dritero Agolli.
Ndërkohë vetë Qosja tha se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore nuk mundi të vinte as në homazhe. Ai tha po ashtu se veprat e Agollit janë vlera të mëdha për lexuesit.
“Ishte njeri i thjeshtë që e shkroi për jetën e tij pa e tjetërsuar, ka çliruar mendjet njerëzore në situata të vështira”, mësohet të ketë thënë Qosja gjatë vizitës së tij në familjen e Agollit.