Dëshira e vetme e vogëlushes nga Puka për babagjyshin sekret do t’ju prekë zemrat

Publikuar tek: aktualitet, më 17:56 10-04-2017 Dëshira e vetme e vogëlushes nga Puka për babagjyshin sekret do t’ju prekë zemrat

Të gjith fëmijët kanë dëshira dhe ëndrra që i mbajnë në sirtar, por Elvira nga Puka e ka hapur sirtarin dhe ka kërkuar që dëshira e saj e vetme të realizohet. Sakrificat e prindërve për fëmijët janë të panumërta që kur ata vendosin t’ju sjellin në jetë, por kjo vajzë për nënën e saj duket se është e aftë të bëjë gjithçka.

Në letrën që i ka drejtuar babagjyshit sekret, Elvira ka kërkuar që ai ti plotësojë një dëshirë që ndikon në lumturinë e nënës së saj. Kjo familje e madhe është në gjendje shumë të rëndë ekonomike, prindërit e saj përpiqen të fitojnë diçka në një fshat të fshehur në errësirën e Pukës por duket se nuk ja kanë dale deri më tani shkruan newsbomb.al.

Kjo familje e madhe përbëhët nga 5 motra dhe 3 vëllezër dhe kjo është një ndër arsyet pse kushtet janë kaq të vështira për to. Të gjithë janë të papunë, ndërsa motra e saj e madhe është në përfundim të shkollës, e cila studjon për drejtësi.

 Dëshira që vogëlushja e shtëpisë ka shprehur për babagjyshin është që ti gjejë një punë motrës së saj në mënyrë që mamaja e tyre të mos e vuajë më këtë situatë. “Arsyeja pse po ta klërkoj këtë është se mami im mërzitet shumë për shkak të pamundësive ekonomike dhe nëse motra ime është në punë, mami do ishte më e lumtur. Kjo është dëshira ime më e madhe që ta shoh mamin të lumtur”, shkruan vajza më e vogël e kësaj familje të mjerë nga Puka.

Letrën e plotë mund ta lexoni më poshtë.

 

16708611_1152989991493395_635199134879566591_n.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen historiani Llalla: Ju harroni, ja kush strehohet te çadra e Bashës
Lajm i mirë: Gjenden foletë e tre zogjve të rrallë në Shqipëri. Shikoni fotot e mrekullueshme »
Article Logic
Execution time: 0.01349401473999
array(1) { ["section"]=> string(87) "deshira-e-vetme-e-vogelushes-nga-puka-per-babagjyshin-sekret-do-t-ju-preke-zemrat-74729" }