'Dëshiroj të kandidoj në Tiranë', Astrit Patozi: Kurrë mik me Bashën, jam në diskutime për koalicion me Agron Dukën

Publikuar tek: politike, më 18:22 01-12-2020 'Dëshiroj të kandidoj në Tiranë', Astrit Patozi: Kurrë mik me Bashën, jam në diskutime për koalicion me Agron Dukën Astrit Patozi

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.  

Sipas tij, kryedemokrati është modeli më i shëmtuar që mund të ketë një kryetar partie dhe lista Basha e 2017 është prova më e mirë për këtë.

Në një intervistë për "Report Tv", Patozi tregoi se marrëdhënia mes tyre nuk ka qënë kurrë miqësore, por korrekte. Patozi zbuloi zonën në të cilën do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa tha se për ndërtimin e polit të tretë ka ftuar Myslim Murrizi, Jozefina Topalli, Rudina Hajdari, madje është në bisedime edhe me Agron Duka i PAA-së, aleat i Bashës.

"Nuk kam qenë asnjëherë mik me Bashën, por kemi pasur marrëdhënieve super korrekte. Nuk jemi këtu juria që të caktojmë karakterin. Politika nuk është garë morale apo karakteri, por garë aftësie. Basha humbet se është i paaftë jo se është burrë më i mirë apo më i keq se Rama. Nëse Basha është i zoti po ia falim të gjitha paudhësitë dhe mungesën e karakterit, pasi mua më duhet rezultati dhe ai ka probleme me rezultatin jo me dobësitë e karakterit. Lista Basha është modeli më i shëmtuar i kryetarokracisë. Demokracia në Shqipëri ka bërë hapa domethënës pas, sidomos pas 2013.

"Bindja demokratike është në dispozicion të kësaj ideje dhe kemi komunikuar me të gjitha forcat politike, me Murrizin, Hajdarin, Topallin dhe me personazhe të së majtës apo dhe të djathtës. Unë kam pasur komunikim jo vetëm më Agron Dukën por edhe me të tjerë. Nëse do të bashkëpunoj për koalicion i takon Dukës të vendos. Për mua nuk mjafton vetëm ardhja në pushtet, por për të bërë ndryshime. Ajo që do doja nga Basha apo edhe nga Rama, a ka mundësi të ndryshojmë këtë vend dhe të mos jetë ky sundim i anti-vlerave dhe anti-ligjit ? Po e bën këtë gjë i kemi sjellë dobi vendit, po ndryshuam vetëm karrigen e kryeministrit s'kemi bërë asgjë. Poli i tretë nuk varet nga numri i partive, por është një projekt dhe një alternativë tjetër. Dëshira është që të kandidoj në Tiranë, por ky vendim merret nga të gjithë përfaqësuesit," përfundoi Patozi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama zbulon se NUK ka një kontratë për vaksinën anti-COVID: Po punojmë që të mos ngelemi mbrapa
‘Këto do t’i heqim të gjitha’, Rama debaton me banorin e Kombinatit, qytetari: S’kanë asgjë këto, hajde të fus te shtëpia ime, mendja e Europës është kjo? »
Article Logic
Execution time: 0.01304292678833
array(1) { ["section"]=> string(117) "deshiroj-te-kandidoj-ne-tirane-astrit-patozi-kurre-mik-me-bashen-jam-ne-diskutime-per-koalicion-me-agron-duken-229801" }