‘Dëshiroj të kem pesë fëmijë’, Besa Shahini surprizon me deklaratën: Jam pak vonë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:59 10-07-2019 ‘Dëshiroj të kem pesë fëmijë’, Besa Shahini surprizon me deklaratën: Jam pak vonë

Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve Besa Shahini ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Ftesë në Pesë’.

Ndryshe nga herët e tjera, ajo ka folur hapur edhe për jetën personale.

Pas një lidhje 4 vjeçare, Shahini dhe deputeti kosovar, Dardan Molliqaj, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në muajin Prill. Ministrja pranoi se tashmë që jetojnë dhe janë të angazhuar me punë në vende të ndryshme e kanë më të vështirë të takohen, edhe pse çdo javë përpiqen që të gjejnë kohë për njëri-tjetrin.

Gjithashtu Shahini shprehu dëshirën për t’u bërë nënë e pesë fëmijëve.

‘Pesë ose katër fëmijë do të doja. Jam pak vonë, unë jam e vetëdijshme që jam pak vonë për të arritur këtë’, tha ajo, duke shtuar më tej se kanë qenë vendimet e vazhdueshme për karrierën arsyeja pse çështje të tilla kanë ngelur pak pas dore.

dardb.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006868839263916
array(1) { ["section"]=> string(84) "deshiroj-te-kem-pese-femije-besa-shahini-surprizon-me-deklaraten-jam-pak-vone-171816" }