Dëshmi tronditëse, pamje se si ushtria serbe ka PËRDHUNUAR femrat në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 12:54 16-05-2019 Dëshmi tronditëse, pamje se si ushtria serbe ka PËRDHUNUAR femrat në Kosovë

Deputetja Flora Brovina sot ka paraqitur një fotografi që sipas saj dëshmon përdhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Dhunimi, sipas saj ka ndodhur në sy të familjes.


'Rasti në fjalë është një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb që dëshmon aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serb', tha ajo.

Ajo nuk ka dhënë detaje se në cilin vend ka ndodhur ky rast pasi sipas saj duhet ruajtur privatësia.

'Gruaja është 50 vjeçare kur ka ndodhur ka qenë 35 vjeçare. Tani është zgjuar vetëdijësimi institucional që për këto viktima të ngriten aktakuza. Serbia është fajtorja', tha ajo./B

60346614_2328877617392585_8013200065596227584_n.jpg60348066_858247361223176_5902665737775874048_n.jpg60650391_413002629282458_1830596859207352320_n.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006911039352417
array(1) { ["section"]=> string(81) "deshmi-tronditese-pamje-se-si-ushtria-serbe-ka-perdhunuar-femrat-ne-kosove-164550" }