Dëshmia e 17 vjeçarit që qëlloi mbi policinë: Grupi i strukturuar në Lazarat, bleu 6 snajper të sofistikuar

Publikuar tek: aktualitet, më 17:03 24-06-2015 Dëshmia e 17 vjeçarit që qëlloi mbi policinë: Grupi i strukturuar në Lazarat, bleu 6 snajper të sofistikuar Xhulio Malo

FB

17 vjeçari Xhulio Malo, i arrestuar nga policia teksa drejtonte një mjet “Benz” të bardhë ku u sekuestruan sasi të konsidetueshme municionesh dhe armatimesh, ka thënë në polici se në Lazarat ndodhet një grup i strukturuar dhe i armatosur.

Sipas dëshmisë së 17 vjeçarit në polici, një grup prej 15 personash në Lazarat kanë blerë një sasi të madhe armatimi, ndër të cilat edhe 6 snajper të sofistikuar. Xhulio Malo, i riu i dyshuar se qëlloi mbi policinë, ka thënë se grupi i cili ndodhet brenda fshatit Lazarat është i strukturuar dhe i ndarë në mini-grupe. 17 vjeçari ka thënë gjatë dëshmisë në polici se vendndodhja e disa personave të armatosur , pjesë e këtij grupi, është në një banesë të braktisur në pyllin mbi fshatin Lazarat.

Mbi 400 forca të policisë, RENEA dhe FNSH-së kanë rrethuar fshatin Lazarat si dhe kanë identifikuar personat dhe vendndodhjen e tyre. Tashmë forcate e policisë e pajusura me autoblinda dhe helikopterë pritet të ndërhyjnë nga çasti në çast. Grupi i strukturuar i zjarrit është strehuar në Lazarat dhe në malin Sopot.

Lexo edhe: Ekskluzive/ Celula e ngjashme me ISIS prej 50 vetash stërviten në Lazarat

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braktiset liqeni, sakaq vërshojnë makinat lart në pyll
BE reagon për ngjarjet në Lazarat: Ngushëllime familjarëve të oficerit, përshëndesim kurajon e oficerëve të policisë »
Article Logic
Execution time: 0.011945962905884
array(1) { ["section"]=> string(111) "deshmia-e-17-vjecarit-qe-qelloi-mbi-policine-grupi-i-strukturuar-ne-lazarat-bleu-6-snajper-te-sofistikuar-14563" }