Dëshmia e 20-vjeçares që denoncoi italianin për ngacmim seksual

Publikuar tek: aktualitet, më 11:16 04-02-2015 Dëshmia e 20-vjeçares që denoncoi italianin për ngacmim seksual

Pasditen e djeshme, Policia e Tiranës, ka shpallur në kërkim italianin Alessandro Lemme, shef në një Call Center pas denoncimit që iu bë nga punonjësja e tij për dhunim e ngacmim seksual.

Më poshtë do të njihëni më dëshminë që vajza ka dhënë para oficerëve të policisë .

“ Menaxheri nisi të më ngacmonte që kur erdha në punë disa muaj më parë. Në fillim bëja sikur nuk kuptoja duke shikuar punën time.  Përpiqesha të jepja maksimumin tim në punë me qëllim që ai apo edhe sheaf të tjerë të mos kishin ku të kapeshin por as kjo gjë nuk ka sjellë rezultat.

Ngacmimet po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta. Gjatë muajit janar, menaxheri po më ngacmonte pothuajse çdo ditë duke më dërguar mesazhe në “What’s app” Gjendja në punë u bë stresuese dhe unë kasha menduar disa herë të largohesha nga puna , por kjo nuk ishte e drejtë.

Ai ma nxiu jetën. Në ato kushte nuk mund të punoja dot"- ka thënë 20 vjeçarja.

Alessandro donte të bënte një ndryshim sa i takon liderit të ri të grupit të punonjësve por, këta të fundit nuk ishin dakort e për këtë arsye kishin shkuar në zyrën e tij.

“ Kur dolëm nga zyra nuk po gjenim vend ku të uleshim dhe po rrinim në këmbë.  Alessandro , kur më pa në këmbë më kapi me forcë nga supet dhe më that ë gjeja një vend të ulesha ose ndryshe të largohesha nga puna.  Megjithse ngacmimet po bëheshin të përhershmë dhe unë me zor po shkoja në punë, sërish nuk kasha menduar ta denoncoja por kulmi arriti kur ai më dhunoi në mes të kolegëve. Refuzimeve të mia ai iu përgjigj me dhunë”- ka thënë 20 vjeçarja në denoncimin e saj.

Pas kësaj policia është venë menjëherë në ndjekje të  italianit Alessandro Lemme, i cili nuk rezultonte të ishte në vendin e punës.  

Burime nga brenda kompanisë  në Call Center na bëjnë me dije se Alessandro leme është pushuar menjëherë nga detyra si menaxher.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrezik për epidemi, nis dezinfektimi dhe groposja e kafshëve
Tiranë, në kërkim të një italiani për ngacmim seksual »
Article Logic
Execution time: 0.011754035949707
array(1) { ["section"]=> string(68) "deshmia-e-20-vjecares-qe-denoncoi-italianin-per-ngacmim-seksual-2291" }