Dëshmia e Arben Muhos: “Përpara se të vdiste gruaja më kërkoi ujë”

Publikuar tek: aktualitet, më 07:43 22-02-2015 Dëshmia e Arben Muhos: “Përpara se të vdiste gruaja më kërkoi ujë”

I thirrur përpara grupit hetimor Arben Muho, 53-vjeçari që dhunoi për vdekje gruan e tij, ka dhënë disa versione të ndryshme ne lidhje me ngjarjen.

Por detajet e fundit rreth ngjarjes së rëndë kanë qënë ato të cilat kanë tronditur grupin hetimor.

“Përpara se të vdiste më kërkoi ujë, por nuk i dhashë. Kjo është ajo e cila më ka mbetur në mëndje, dhe tani ndihem keq që nuk i dhashë të paktën një pikë ujë. Nuk e kuptova që po vdiste, pasi isha shumë i mërzitur. Më kishte prishur të gjitha kursimet që kisha nga koha kur punoja si shofer furgoni”- citon panorama.

Për shkak të ndryshimit të deklaratave të tij Muho është marrë disa herë në pyetje. Në fillim ai u shpreh se e ka vrarë bashkëshorten për shkak se nuk zbatoj urdhërin e tij për të mos dalë nga shtëpia gjatë kohës kur ai ishte në burg.

Ndërsa pak ditë më vonë deklaroi se ishte nxehur me të pasi ajo ishte vonuar ti hapte derën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artan Qefaliaj: Vëllai im nuk ka lidhje me shpërthimin në farmacin e Tahirit
Aksident në Tiranë, furgoni përlaset me kamionin »
Article Logic
Execution time: 0.012572050094604
array(1) { ["section"]=> string(68) "deshmia-e-arben-muhos-perpara-se-te-vdiste-gruaja-me-kerkoi-uje-4085" }