Dëshmia e oficerit, Basha: Bënë plane për të eleminuar Nuhun. Një vajzë e pambrojtur u përdhunua sistematikisht

Publikuar tek: barometri, më 08:16 27-09-2018 Dëshmia e oficerit, Basha: Bënë plane për të eleminuar Nuhun. Një vajzë e pambrojtur u përdhunua sistematikisht

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lëshuar akuza të rënda ndaj Taulant Ballës, kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi dhe deputetit Rrahman Rraja, djali i të cilit, Rexhepi, akuzohet se ka dhunuar dhe pëdhunuar shtetasen Xhesila Maloku.

 

Basha e quajti situatën alarmante duke u shprehur se dëshmia e oficerit Nuhur tregon që jeta e çdo qytetari është në rrezik. Kryedemokrati i bëri thirrje ndërkombëtarëve të mos heshtin për këtë ngjarje.

Deklarata e Bashës:

Një vajzë e pambrojtur është rrëmbyer përdhunuar, torturuar në mënyrë sistematike, është një krim monstruoz që meriton dënimin më të ashpër, por para drejtësisë duhet të dalë jo vetëm sadisti Rexhep Rrahja, por edhe kriminelët që i dhanë mbrojtje, Artur Bushi, Rrahman Rrahja dhe Taulant Balla, ky i fundit një politikan bandit.

Së bashku me ta duhet të dalin para drejtësisë edhe policët që e braktisën vajzën, e sabotuan dhe bënë plane për të eleminuar oficerin Emiljano Nuhu. Kjo dëshmi tregon se çdokush është i rrezikuar nga kriminelët e rrugëve me mbrojtjen e shtetit.

Nëse nuk ngremë zërin bashkë sot, krimi nuk do të kursejë asgjë. Vetëm forca e njerëzve të bashkuar do ta mposhtë krimin. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos mbyllin sytë sërish por të shohin nivelin e krimit në vend. Heshtja mundësoi drogën dhe krimin politik. Pushtetin e kap krimi, qytetarëve u mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetët e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028036117553711
array(1) { ["section"]=> string(115) "deshmia-e-oficerit-basha-bene-plane-per-te-eleminuar-nuhun-nje-vajze-e-pambrojtur-u-perdhunua-sistematikisht-135743" }