Dëshmia e të penduarit: 300 mijë euro për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës

Publikuar tek: aktualitet, më 17:36 13-10-2015 Dëshmia e të penduarit: 300 mijë euro për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës

Një 24-vjeçar me iniciale G.N nga Tropoja është marrë në ruajtje nga ana e policisë shqiptare pasi u dorëzua në Polici dhe pranoi se kishte qenë pjesë e një plani për vrasjen e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Policia shqiptare e cila ka marrë dëshminë e këtij shtetasi rreth dy javë më parë në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ia ka përcjellë dosjen Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo e fundit e ka transferuar çështjen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetimet.

Ndonëse hetimi bazë për këtë çështje është në Kosovë, prokuroria shqiptare ka kryer procedurat e zakonshme të marrjes në pyetje të personit që ka bashkëpunuar me policinë.

I riu u ka thënë hetuesve se pjesë e planit të vrasjes ishte edhe një shtetas 44-vjeçar me iniciale A.Sh që tashmë është shpallur në kërkim.

Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga 24-vjeçari, porositësi I dyshuar për vrasjen ka qenë një biznesmen hidrokarburesh në qytetin e Gjakovës.

Pagesa e premtuar ishte 300 mijë euro për autorët që do kryenin vrasjen, ndërsa motiv mendohet se ka qenë një tender i humbur nga biznesmeni në komunën e Gjakovës.

Dy personat e porositur për kryerjen e krimit, ishin pajisur me dy pistoleta, një snajper dhe një kallashnikov. Ata kishin qëndruar dy javë në një hotel në Gjakovë dhe kishin tentuar të vrisnin një bashkëpunëtor i afërm të Mimoza Kusarit, por ishin tërhequr në momentin e fundit pasi ai shoqërohej nga fëmijët e tij të vegjël.

Prokuroria shqiptare konfirmoi se hetimi që po kryhet në Shqipëri është në kuadër të bashkëpunimit ndërgjyqësor me autoritetet e Kosovës për tu dorëzuar atyre provat që ndodhen në vendin tonë në lidhje me skenarin e vrasjes së mbetur në tentativë për shkak të cilësive të veçanta ndaj kryetares së Komunës së Gjakovës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kundërshtoi policinë, arrestohet 20 vjeçari
3 doganierë procedohen penalisht, njëri ndalohet për shpërdorim detyre »
Article Logic
Execution time: 0.013941049575806
array(1) { ["section"]=> string(76) "deshmia-e-te-penduarit-300-mije-euro-per-vrasjen-e-mimoza-kusari-liles-23044" }