Dëshmia e zyrtarit të lartë amerikan implikon Trump: I bëri presion Ukrainës të hetonte rivalin Joe Biden

Publikuar tek: bota, më 23:17 20-11-2019 Dëshmia e zyrtarit të lartë amerikan implikon Trump: I bëri presion Ukrainës të hetonte rivalin Joe Biden Zyrtari i lartë amerikan Gordon Sondland

Zyrtari i lartë amerikan Gordon Sondland, gjatë dëshmisë në Kongres për hetimet për shkarkimin e presidentit Trump, ka thënë se ky i fundit i ka bërë presion Ukrainës që të hetonte rivalin demokrat Joe Biden.

Ambasadori Sondland është shprehur se udhëzimet kanë ardhur nga avokati personal Trump, Rudy Giuliani.

Kongresi po heton nëse Presidenti i SHBA-ve i bëri presion Ukrainës që të hetonte veprimtarinë e djalit të Joe Biden në Kiev, në këmbim të një ndihme ushtarake amerikane prej më shumë se 400 milionë dollarë. Sipas ligjit amerikan, është e ndaluar që gjatë fushatës elektorale të kërkosh ndihmë të huaj për të "goditur" kundërshtarin, raporton newsbomb.al.

Joe Biden është një nga pretendentët kryesor në rradhët e demokratëve për të dalë si kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2020.

Sondland, tashmë ambasador i SHBA-ve në BE, tha gjatë dëshmisë në Dhomën e Përfaqësuesve të se Giuliani kishte kërkuar një deklaratë publike nga lideri i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ku të njoftohej hetim për "çështje korrupsioni" ndaj kompanisë "Burisma", në të cilën djali i Joe Biden, Hunter Biden është anëtar bordi. /NEWSBOMB.AL

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021827936172485
array(1) { ["section"]=> string(111) "deshmia-e-zyrtarit-te-larte-amerikan-implikon-trump-i-beri-presion-ukraines-te-hetonte-rivalin-joe-biden-186629" }