Dëshmia: Ish-vjehrri kërcënoi me jetë Johnny Depp

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:15 01-12-2019 Dëshmia: Ish-vjehrri kërcënoi me jetë Johnny Depp Johnny Depp

Babai i Amber Heard kërcënoi se do të qëllonte Johnny Depp. David Killackey, i cili riparonte makinat klasike të ish-çiftit, tha se Herad ishte abuzive ndaj aktorit dhe se babai i saj, David kërcënoi me vdekje Depp në një telefonatë në vitin 2016 kur nisën procedurat e divorcit.

Akuzat e Killackey dolën në dritë gjatë betejës gjyqësore mbi padinë prej 50 milionë dollarësh të ngritur nga aktori ndaj ish-bashkëshortes për shpifje ndaj tij.

Amber akuzoi yllin e Hollywood se e dhunoi gjatë kohës që ishin bashkë, por Depp e ka mohuar me forcë këtë gjë.

Avokatët e tij thanë se dëshmia e Killackey se Heard foli kundër ish-bashkëshortit pasi donte para.

Në një dokument të gjykatës të siguruar nga The Blast, Killackey i përshkroi bisedat e Amber me babain e saj 'jashtëzakonisht armiqësore' kur ai i kërkoi të paguanin për riparimin e makinës së tyre.

Heard insistoi që faturat e riparimit të paguheshin nga Depp.

Ndërsa dëshmoi se pas debatit mes tyre, babai i saj mori në telefon aktorin duke e kërcënuar me jetë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018563985824585
array(1) { ["section"]=> string(55) "deshmia-ish-vjehrri-kercenoi-me-jete-johnny-depp-188043" }