Dëshmia rrënqethëse e Ida Dervishit në Gjykatë:Më shan dhe më rreh, ai i thotë djalit gjëra të këqija

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:18 07-04-2016 Dëshmia rrënqethëse e Ida Dervishit në Gjykatë:Më shan dhe më rreh, ai i thotë djalit gjëra të këqija

Ida Dervishi, nënë e dy fëmijëve të mitur, u vra dje nga bashkëshorti i saj, Admir Dervishi, pas një sherri brenda në banesë. Ajo ka marrë nga gjykata në vitin 2013 urdhër mbrojtje për shkak të dhunës së vazhdueshme që Admiri ushtronte mbi të.Në dëshminë e siguruar nga Newsbomb.al, që Ida ka dhënë është vërtetë tronditëse.

Ida Dervishi:  Marrdhëniet me të paditurin kanë qenë shumë të këqija që në fillim duke më sharë dhe duke më rrahur. Ka filluar t’i fusë stres dhe djalit, pasi i thotë gjëra të këqija për mua. Ai nuk më le të bëj asgjë, as të dal, as të shkoj tek nëna ime e cila është e paralizuar dhe unë i bëj shërbim të shtunën dhe të dielën, duke e larë, pasi ajo nuk ka njeri. I padituri nuk më lejon dhe më bërtet. Ai më ka qëlluar dhe me grushte , më ka ngritur lart e më ka hedhur poshtë në tokë. Ngjarja e fundit ka ndodhur pardje kur pasi erdhi nga puna ku punon si gardist, më qëlloi me grushta në fytyrë. Ai më ka kërcënuar dhe me pistoletë se do të më vrasë. Ai i thotë djalit gjëra të këqija për mua dhe pastaj djali më merr inat dhe më gjuan. Unë e kam kërkuar dhe një herë tjetër urdhërin e mbrojtjes, por nuk e mora letrën pasi e fala të paditurin për hir të djalit

Admir Dervishi:Sa deklaroi paditësja nuk janë të vërteta. Problemi ynë i vetëm është nëna e paditëses, e cila është e paralizuar dhe ajo do që ta marrë në shtëpinë tonë dhe më ka thënë se do të ndahet nëse nuk e marrim. Unë i kam thënë se po qe për mamanë unë nuk e dua në shtëpi dhe le të ndahemi. Unë jam mbrojtur nga paditësja, por nuk kam ushtruar dhunë. Pardje ajo më kishte zënë derën me thikë dhe unë i futa vetëm një pëllëmbë. Pastaj ajo iku tek komshia. 

Ida Dervishi: Nuk është e vërtetë se dua të marr nënën në shtëpi, por dua vetëm t’i shërbej. I padituri nuk do që të shkoj tek nëna, pasi më thotë se nëna do të më gjejë burrë dhe të më ndajë prej tij. Unë e heq bukën nga goja ime për t’ja dhënë tim biri, ndërsa ai shpenzon nëpër lokale. Ai e mëson djalin të më thotë fjalë të këqija, qelbësirë, budallaqe, debile dhe më qëllon me çfarë të ketë në dorë.”

 

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017493963241577
array(1) { ["section"]=> string(106) "deshmia-rrenqethese-e-ida-dervishit-ne-gjykate-me-shan-dhe-me-rreh-ai-i-thote-djalit-gjera-te-keqija-37020" }