Dëshmia rrënqethëse e motrës së Arielës: Ma vrau ai plehra, ma vrau në sytë e mi…

Publikuar tek: aktualitet, më 19:22 22-01-2018 Dëshmia rrënqethëse e motrës së Arielës: Ma vrau ai plehra, ma vrau në sytë e mi…

Vrasja e paralajmëruar e 21-vjeçares Ariela Murataj ka qenë temë e emisionit të sotëm në studion e “Rudina” në Tv Klan.

Gazetari Spartak Koka, psikologia Oriola Pampuri dhe pedagogu i Muratajt, Erlis Hereni kanë qenë të ftuarit të cilët kanë folur për ngjarjen e rëndë. Koka tha se një shok i kolegut të tij ka parë skenën por nuk ka mundur ta ndimonte 21-vjeçaren pasi ngjarja ka ndodhur në një kohë të shkurtër.

 “Ka qenë ora rreth 14:48 minuta kur ka ndodhur ngjarja dhe në 14:52 kanë njoftuar policinë qytetarët. Ariela së bashku me motrën e saj Boretën dhe kushërirën kanë qënë duke kaluar në trotuar tek Universiteti i Mjekësisë, mesaduket Aldisoni i ka ndjekur, e ka ndaluar Arielën dhe më pas e ka qëlluar. Kjo ka qenë skena e zhvilluar në pak çaste, ku askush s’ka mundur të ndërhynte.

Një shoku i kolegut tonë e kishte parë skenën kur e ka ndaluar dhe ka tentuar të zbresë nga makina për ta ndihmuar por gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ariela sipas dëshmitarëve ka humbur jetën në moment, pavarësisht ndihmës së shpejtë që i është dhënë, ndërsa Aldisoni ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë Boreta ka deklaruar në polici: “Ma vrau ai plehra, ma vrau në sytë e mi.

 Ne nuk e dinim që ai kishte ardhur në Tiranë Aldisoni dhe s’na thanë. Ata ishin të papërgatitura pasi zakonisht ruheshin. Për kërcënimet ishte vënë në dijeni edhe familja e vajzës dhe e djalit. Ai ia kishte rrëfyer plumbat Arielës, familjes së saj dhe familjes së tij. Fakti që kërcënimi nuk ishte marrë seriozisht çoi në këtë ngjarje”, tha Koka.

 Ndërkohë pedagogu Erlis Hereni i cili e njihte Arielën ka deklaruar se 21-vjeçarja ishte studente shumë e mirë dhe ëndërronte të bëhej pedagoge. “Arjela ka qenë absolute në lëndën time. I hodha një sy regjistrit sot për të qenë korrekt, ajo nuk e ka patur të thjeshtë, nuk ishte nga Tirana, por ia dilte shumë mirë.

Kam qenë në automjet kur e kam mësuar lajmin. Ndalova makinën dhe i hodha një sy, ishte një shok i vërtetë, më vonë mësova ngjarjen. Dua të shpreh edhe ngushëllimet familjes. Ishte një investim familjar shumë i mirë që nuk u mbrojt nga ne të tjerët” tha pedagogu Hereni.

Po ashtu psikologia Pampuri tha se ngjarja nuk mund të quhet krim pasioni, por ndjenjë posesive të mashkullit shqiptar. “Një krim i tillë është i pafalshëm për këdo. Një krim i tillë nuk është krim pasioni. Këtu nuk kemi një dashuri por ndjenjën posesive të mashkullit shqiptar.

Nuk ka dashuri me vrasje, nëse dikush të do të lë të jetosh i lirë, ne jemi në një marrëdhënie sepse duam jo sepse dikush apo të tjerët duan. Në këtë rast djali nuk ka menduar as për vajzën dhe as për dashurinë. Ne vijmë nga një shoqëri ku mashkulli dominon. Nuk mund të krijohet një marrëdhënie nëse nuk duan të dy, kjo është shumë jetësore”, tha Pampuri. KlanTV

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studentët e drejtësisë kërkojnë drejtësi, nesër homazhe për Arielën
Varrezat greke në Tepelenë, por shikoni si është katandisur vendi ku prehet kryepeshkopi i parë shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.013070106506348
array(1) { ["section"]=> string(85) "deshmia-rrenqethese-e-motres-se-arieles-ma-vrau-ai-plehra-ma-vrau-ne-syte-e-mi-107541" }