Bulizmi është një fenomen shumë i përhapur në shoqërinë shqiptare dhe jo të pakta janë rastet të cilat fëmijët i përjetojnë shumë keq ofendimet e shokëve.
Ky është një rast i sjellë në studoin e “Njerëz në Fokus’ me gazetare Ola Bruko, ku 13 vjeçari rrëfen se shpeshherë nuk ka dashur të jetojë më për shkak të ofendimeve të shokëve.
“Shokët më tallin, më thonë ‘Je gay’ për shkak të zërit të hollë. Ka 3 vjet që tallen me mua, ndjehem shumë keq. Nuk është faji im që e kam zërin e hollë. Kam patur raste kur nuk doja të jetoja. Nuk i kam treguar prindërve, vetëm psikologes”, thotë ai ndërsa iu ka bërë edhe një apel të gjithë adoleshentëve dhe të rinjve që mund të jenë në situatën e tij.
Ai shprehet se problemin e tij nuk e ka ndarë me askënd tjetër përveç psikologes.
Bulizmi ndeshet në forma të ndryshe, ndërsa është përcaktuar si përdorimi i forcës apo abuzimi që praktikon një grup i shoqërisë për të frikësuar një target grup të caktuar.