Babai i Blerta Pepës, e cila ndërroi jetë rreth mesnatës në spitalin “Continental” gjatë një ndërhyrje kikurgjikale, ka folur mbi situatën duke treguar dhe disa detaje.
“Vajza u nda nga jeta për arsye të mjekësisë që kemi sot. Vajzës i ndodhi një pakujdesi shumë e lartë. Mjeku foli me kunatin dhe i tha që gjithçka ishte ok. Shpërtheva derën dhe u futa brenda, pashë që po i bënin vajzës pompime në gjoks. Më ra të fikët. Në kohën që ranë qetësi, prap pati lëvizje. Nga ora 1 e natës dalin mjekët dhe i japin lajmin vëllait. Unë kërkoj nga ana ime që drejtësia të vërë në vend foshnjen që ma morën. Shteti të vërë duart për klinikat që janë hapur që quhen ‘Continental" u shpreh i ati i 16-vjeçares për 'Report Tv'
Më tej ai foli për të bijën dhe për talentin e saj.
"Vajza ishe ishte një artiste, ishte një nga vajzat më inteligjente. Jam shumë i indinjuar", u shpreh më tej.
Ndërsa i pyetur se përse zgjodhi këtë spital u shpreh, "Kemi shkuar dhe tek spitalet e tjera por thonin që duhet të kalojë një periudhë 2-3 mujore. Shumë mjekë kemi pyetur dhe na ka dhënë mendime të tjera. Kjo klinikë e mori vajzën me 100% të garantuar. Na thanë se nuk do ketë vajza problem fare”-tha i ati.
Babai dhe i vëllai i Blerta Pepës