Dëshmia rrëqethëse e të moshuarës me Covid: Më vajti 2 milion lekë, pensionin e kam 175 mijë. Bëja gjilpëra në bark. Si kjo qeveri mos ardhtë kurrë o Zot

Publikuar tek: aktualitet, më 10:58 22-01-2021 Dëshmia rrëqethëse e të moshuarës me Covid: Më vajti 2 milion lekë, pensionin e kam 175 mijë. Bëja gjilpëra në bark. Si kjo qeveri mos ardhtë kurrë o Zot E moshuara ne fjale

Një e moshuar që ka mposhtur Covid-19, ka rrëfyer të gjithë vuajtjet dhe pagesat që ka bërë, për të blerë ilaçet me paratë e saj, pasi nga shteti nuk ka marrë asnjë ndihmë.

Ajo i ka thënë Dorjan Telitit të PD-së, se trajtimi i ka kushtuar 2 milion lekë të vjetra, dhe për këtë e kanë ndihmuar fëmijët pasi vetë e ka pensionin 175 mijë lek të vjetra.

“Oksigjenin e kisha vetë. Mora në farmaci një trastë me ilaçe. Në total më shkuan ilaçet 2 milionë lek. Një debulesë e jashtëzakonshme. Më dridheshin duart dhe trupi i gjithi. Pensionin e kam 175 mijë lek. Më ndihmuan fëmijët. Me 175 mijë lek të paguash infermierë dhe doktorë. Joo”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Rrëfimi i të moshuarës:

Kërkuam, asnjë nuk na erdhi (Thotë për tamponin). E kemi shkruajtur emrin. Se ku e kanë shkruajtur emrin, në hënë mbase e kanë shkruajtur atje. Morëm doktorin nga spitali privat. Erdhi për vizitë, 200 mijë lekë. Për 7 ditë morën 650 mijë lek. Paradite dhe pasdite. Vinin bënin vizitat, serumin, dy herë në ditë.

Oksigjenin e kisha vetë. Mora në farmaci një trastë me ilaçe. Në total më shkuan ilaçet 2 milionë lek. Një debulesë e jashtëzakonshme. Më dridheshin duart dhe trupi i gjithi. Pensionin e kam 175 mijë lek. Më ndihmuan fëmijët. Me 175 mijë lek të paguash infermierë dhe doktorë. Joo

80 mijë lek nga pensioni i paguaj drita ujë, telefon. Lëri ato se ato janë të zakonshmet. Mjerë të tjerët që s’kanë fare, që janë pa fëmijë. Shpenzime të jashtëzakonshme. Vajta në farmaci, për atë ilacin për hollimin e gjakut. Tha është me rimbursim. Kur vajti vajza te mjekja e familjes, tha jojo nuk është.

Të gjitha framacitë ishin me rimbursim, doktoresha e familjes nuk e jepte. 25 mijë lekë një gjilpërë, paradite, dhe 25 mijë lekë pasdite. 50 mijë lek nëë ditë për hollimin e gjakut. Kjo është skandal. Mjerë ky milet që është në këtë shtet. Më keq se kjo qeveri s’besoj të ketë. Si kjo qeveri mos ardhtë kurrë o Zot. Të tëra i ka gënjeshtra.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « RENEA rrethon Niklën për disa orë, aksion blic në disa banesa
Shkëputet një masiv shkëmbor, plagoset rëndë punëtori në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorrit »
Article Logic
Execution time: 0.012197017669678
array(1) { ["section"]=> string(156) "deshmia-rreqethese-e-te-moshuares-me-covid-me-vajti-2-milion-leke-pensionin-e-kam-175-mije-beja-gjilpera-ne-bark-si-kjo-qeveri-mos-ardhte-kurre-o-zot-235951" }