Dëshmia te SPAK, ish-ministri flet në ‘emër’ të Lefter Allës: Nuk jam unë ai i drogës sepse ai ka syze

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:00 24-01-2020 Dëshmia te SPAK, ish-ministri flet në ‘emër’ të Lefter Allës: Nuk jam unë ai i drogës sepse ai ka syze Lefter Alla

Videoja e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla i cili shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike në ambientet e një lokali, është një nga temat më të diskutuara aktualisht në vend.

 Mbrëmjen e djeshme Alla u thirr nga SPAK për të dëshmuar në lidhje me videon që po qarkullon dhe pasi doli nga prokuroria duke mos dashur të prononcohet para gazetarëve tha vetëm që ia ka lënë në dorë drejtësisë. Ndërsa ditën e sotme SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut ti nënshtrohet testit të drogës si dhe të dorëzojë kampion gjaku dhe urine për të zbardhur sa më parë të vërtetën.

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ironizon kryebashkiakun e Bulqizës pasi u shfaq në SPAK pa syze. Me ironi Manjani ka shkruar që Alla ndoshta ka dashur të thotë që “s’jam unë ai i drogës në video, sepse ai ka syze…”.

Shumë interesant! Zotëria paska qenë para SPAK dje pa syze… Ndoshta ka dashur të thotë që “sjam unë ai i drogës në video, sepse ai ka syze…” Nëse Artan Hoxha ka të drejtë, lind pyetja: Ti ketë ardhur shikimi para SPAK, apo syzet i ka për përdorim të kufizuar?!”, shkruan Manjani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067400932312012
array(1) { ["section"]=> string(105) "deshmia-te-spak-ish-ministri-flet-ne-emer-te-lefter-alles-nuk-jam-une-ai-i-droges-sepse-ai-ka-syze-193030" }