Dëshmia tronditëse/ Burri mu dogj se zjarrëfikësit e Shkodrës ngatërruan lagjen

Publikuar tek: aktualitet, më 08:18 12-03-2017 Dëshmia tronditëse/ Burri mu dogj se zjarrëfikësit e Shkodrës ngatërruan lagjen

Bashkëshortja e 74-vjeçarit i cili humbi jetën pasditen e së premtes nga një zjarr në banesën e tij në Shkodër rrëfen se zjarrëfikësja erdhi 30 minuta me vonesë, sepse kishte ngatërruar lagjen.

Nga kjo ngjarje mbeti i vdekur Haki Hoxha në lagjen “Vojo Kushi”. E shoqja e tij, Hasije Hoxha tregoi për “Gazetën Shqiptare” momentin kur u gjend mes flakëve për të shpëtuar bashkëshortin e saj, por ishte e pamundur.

“Bërtita me të madhe për të treguar se burri ime ndodhet aty. Zjarrëfikësit janë lajmëruar por nuk erdhën në kohë. Kur erdhën gjithçka kishte marrë fund sepse u vonuan 30 minuta dhe se kishin ngatërruar lagjen. Unë dola nga shtëpia veç me shapka dhe rrobat e trupit. Më iku bashkëshorti dhe tani kemi mbetur mes 4 rrugëve. S’kemi kur të shkojmë dhe skemi si ta zgjidhim këtë hall të madh që na ka rënë”, tha Hoxha. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëshmia për çeshtjen ‘Shullazi’, biznesmeni tregon kush i ofroi 7 milion euro që të mbyllte gojën
Kanabis sativa në banesë, arrestohet në Gramsh poseduesi (EMRI+FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.010545015335083
array(1) { ["section"]=> string(84) "deshmia-tronditese-burri-mu-dogj-se-zjarrefikesit-e-shkodres-ngaterruan-lagjen-71602" }