Dëshmia tronditëse e “Emës”: E dashurova por më prostituoi në Shqipëri, nuk arratisesha se kishte lidhje me policët

Publikuar tek: aktualitet, më 09:24 31-07-2015 Dëshmia tronditëse e “Emës”: E dashurova por më prostituoi në Shqipëri, nuk arratisesha se kishte lidhje me policët

Agjensia prestigjoze e lajmeve BBC, sjell dëshminë tronditëse “Emës”, një vajzë shqiptare që u dashurua me një djalë, që mendohet se është shqiptar, i besoi, u arratis me të por dashuria e saj, u kthye në makthin më të madh të jetës së saj.

“Emma” tregon se si i besoi atij, u arratis nga familja për hir të dashurisë pasi nuk pranonin djalin, dhe u shfrytëza nga ky i fundit për prostitucion në Shqipëri, Itali dhe Gjermani.

Ajo tregon mes lotësh tmerrin që ka përjetuar, vështirësitë për t’u arratisur pasi tutori kishte lidhje me policinë dhe çastet në qendrën e përkujdesjes ndaj viktimave të trafikur seksual në Britani.

Intervista:

Punoja si parukiere dhe aty njoha një djalë që nisi të më flasë për mundësinë për t’u futur në një agjenci modelingu. Por kjo nuk ishte e vërtetë pasi më gënjeu.

A i besoje ti atij?

Po, i besova. Më kërkoi të dalim, që të kishim një marrëdhënie. Familja ime e zbuloi se unë po dilja me një djalë dhe kjo shkaktoi një rrëmujë në shtëpinë time. Unë isha shumë e stresuar dhe depresuar, nuk dija çfarë të bëja. Nuk kisha mbështetje dhe e vetmja mbështetje ishte ky djalë.

Zgjodha të largohem, të arratisem. Ika me të dhe që aty filloi gjithçka.

Pra kjo nisi në Shqipëri? Por ti shkove edhe në shtete të tjera me të...

Ai më çoi mua në Gjermani. Unë nuk e dija destinacionin se kisha dokumenta të falsifikuara. Kaluam një natë atje dhe mëngjesin tjetër shkuam në Cologne dhe prej andej sërsish në Shqipëri. Unë nisa të punoja dhe jetoja aty.... si prostitutë (psherëtin) dhe ai më ktheu sërish në Itali.

Pse mendon se nuk mund ta kundërshtoje. Çfarë mendoje se do ndodhte nëse e provoje?

Nuk mund të ikja pasi isha e kyçur. Ishte gjithmonë dikush rreth meje. Nuk isha kurrë vetëm. E mendoja por nuk kisha zgjidhje, mundësi se si ta bëja. Kisha frikë se nëse e ikja, ai ishte aty pranë. Mund të ikja vetëm por ai mund t’i bënte keq familjes time.

Pra ti shkove sërish në Shqipëri...

Në Itali, erdhi policia në shtëpinë ku qëndronim dhe më kthyen sërish në Shqipëri. Kur shkova në Shqipëri, shkova te familja ime por ata nuk më pranuan.

Më thuaj si arrite të arratisesh?

Nuk kisha fare mbështetjen e policisë se ai njeri kishte lidhje me policinë (përlotet). Shkova në një qytet tjetër në Shqipëri dhe dikush më ndihmoi të largohem. Kalova tre netë në një kamion. Kishim vetëm ujë, asgjë tjetër. Kamioni... nuk ishte akull, por ishte shumë ftohtë... Është e tmerrshme, e di? E ndien sikur do të vdesësh.

Dhe pas atij udhëtimi ti mbërrite këtu. A ndihesh e sigurtë tani?

...Po, jam... mendoj se po.

Çfarë ndihme të kanë dhënë këtu?

Më kanë dhënë mbështetje dhe gjithçka. Jeta ime ka ndryshuar që kur kam ardhur këtu (qan).

A ndihesh më e frikësuar?

E frikësuar? Duket sikur kam atë ndjesinë...që dikush mund të më bëjë diçka sërish...nuk zë besë tani...asnjërin, asnjërin. Nuk i zë besë.

VIDEO (kliko):

asdasd.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbillnin kanabis në tokën greke, arrestohen shqiptarët
Kukësi- Legia / Policia: Nuk ka patur asnjë incident, para, gjatë apo në fund të ndeshjes »
Article Logic
Execution time: 0.012439012527466
array(1) { ["section"]=> string(117) "deshmia-tronditese-e-emes-e-dashurova-por-me-prostituoi-ne-shqiperi-nuk-arratisesha-se-kishte-lidhje-me-policet-17382" }