“Dëshmitar edhe Ardit Gjebrea”, Kryemadhi ZBULON çfarë i tha Endri FUGA për Edi Ramën, ngre në qiell Metën: Është i mirë dhe i çlirë, ka një nur

Publikuar tek: politike, më 20:01 13-09-2019 “Dëshmitar edhe Ardit Gjebrea”, Kryemadhi ZBULON çfarë i tha Endri FUGA për Edi Ramën, ngre në qiell Metën: Është i mirë dhe i çlirë, ka një nur Endri Fuga / Edi Rama /Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka rrëfyer deklaratën e këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, gjatë një dreke në një bujtinë në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe moderatori Ardit Gjebrea.

Kryemadhi tha se në momentin që u çua Rama nga tavolina, Endri Fuga i tha se “Edi Rama sillet në media siç sillet Ilir Meta në jetën e përditshme dhe Ilir Meta në jetën e përditshme është siç është Edi Rama në media. Dhe në media është siç është Edi Rama në jetën e përditshme”.

Gjatë intervistës me gazetaren Beti Njuma në Ora News, Kryemadhi nuk kurseu lavdërimet për bashkëshortin, presidentin Ilir Meta, të cilin e quajti njeri “të mirë dhe me nur”.

Para shumë vitesh kemi qenë në një drekë me Endri Fugën dhe Ardit Gjebrenë, në Ibë tek amfiteatri i Gëzim Kames. Kemi qenë duke ngrënë një drekë dhe në një moment Ilir Meta çohet nga tavolina dhe Endri Fuga më pyet mua dhe më thotë: E çuditshme, Edi Rama sillet në media siç sillet Ilir Meta në jetën e përditshme dhe Ilir Meta në jetën e përditshme është siç është Edi Rama në media. Dhe në media është siç është Edi Rama në jetën e përditshme. Pra atë njeriun e ngurtë që qytetarët shqiptarë kanë parë Ilir Metën kur ka qenë kryeministër, kryetar parlamenti, në pozicione politike, në jetën e përditshme është krejt tjetër. Është edhe më i mirë dhe më i çlirë dhe ka një nur të jashtëzakonshëm. Ka një tolerancë dhe një element shumë pozitiv për të, Ilir Meta po u vendos në principe është një makineri politike e pathyeshme. Ai është politikani më i sulmuar për shkak të origjinës së tij. Vjen nga një familje e thjeshtë”, u shpreh Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029279947280884
array(1) { ["section"]=> string(145) "deshmitar-edhe-ardit-gjebrea-kryemadhi-zbulon-cfare-i-tha-endri-fuga-per-edi-ramen-ngre-ne-qiell-meten-eshte-i-mire-dhe-i-clire-ka-nje-nur-178355" }