Dëshmitari kundër Aldo Bares pa mbrojtje nga shteti: Do kërkoj azil

Publikuar tek: aktualitet, më 07:36 19-08-2015 Dëshmitari kundër Aldo Bares pa mbrojtje nga shteti: Do kërkoj azil Aldo Bare në gjyq

Dëshmitari në gjyqin kundër Aldo Bares, kreut të Bandës së Lushnjes gjendet pa mbrojtje nga shteti. Arben Kicja rrëfen se ndodhet në mëshirë të fatit, i ngujuar dhe se ka frikë për familjen e tij.

“Do të largohem nga Shqipëria, të kërkoj azil politik. Jetën time dhe të fëmijëve do ta mbroj’’, thotë Kicja për ‘’Gazeta Shqiptare’’.

Ai thekson se fillimisht u futën në programin e mbrojtjes së dëshmitarëe por problemet nisën më vonë.

“Me ardhjen e drejtorit të ri nisën problemet tona, çka na detyruan të vinim në Shqipëri. Jemi sorrollatur nga një derë në tjetrën dhe përfundimisht më 7 gusht 2007 u informuam se jemi përjashtuat nga programi me argumentin se kemi shkelur marrëveshjen. Ndërkohë që një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Në kurrizin tonë janë bërë padrejtësi. Ne kemi zbatuar çdo pikë të marrëveshjes, por shteti jo”, shprehet dëshmitari.

Kicja tregon edhe gjendjen e vështirë që kaloi në shtetin ku ishte strehuar, nga mungesa e kujdesit të shtetit shqiptar.

“Na lanë në mëshirë të fatit, na braktisën. Askush nuk kujdesej për ne. Ne s’kishim të drejtë pune, jeta jonë varej nga pagesa që duhej të bëhej sipas marrëveshjes. Nuk kishim asnjë kontakt me Zyrën për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, gjithashtu oficer kontakti nuk kishim. Duke u ndodhur në një situatë të tillë nuk na mbeti gjë tjetër veçse të ktheheshim në Shqipëri e të kërkonim zgjidhje’’, thotë Arben Kicja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptari ekstradohet drejt SHBA-së, për 9 vite më i kërkuari
Dukagjin, policia vazhdon aksionin anti-kanabis në Shoshaj »
Article Logic
Execution time: 0.012635946273804
array(1) { ["section"]=> string(72) "deshmitari-kunder-aldo-bares-pa-mbrojtje-nga-shteti-do-kerkoj-azil-18680" }