Dëshmitë tronditëse të fqinjve: Burri hodhi gruan nga dritarja e banjos, bërtiste dhe ishte e zhveshur

Publikuar tek: aktualitet, më 16:55 03-12-2016 Dëshmitë tronditëse të fqinjve: Burri hodhi gruan nga dritarja e banjos, bërtiste dhe ishte e zhveshur FOTO ILUSTRUESE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit ku një grua ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku ajo banonte.

Viktima është identifikuar si Liljana Ruko, rreth 40 vjeç, dhe fqinjët tregojnë se ajo është shtyrë nga burri i saj, Ferdinand Ruko, nga dritarja e banjos.

Fqinjët që kanë parë ngjarjen e rëndë tregojnë se Liljana bërtiste dhe është munduar të mbahet, por burri i saj e ka hedhur nga kati i katërt duke i shkaktuar vdekjen. Viktima ka qenë e zhvedhur kur ndodhi ngjarja.

Çifti së bashku me dy fëmijët ishte kthyer pak kohë më parë nga Gjermania dhe deri më tani nuk dihet nëse kanë patur ndonjë konflikt të mëparshëm, por pritet zbardhja e shkaqeve të ngjarjes pas marrjes në pyetje të burrit të viktimës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035515069961548
array(1) { ["section"]=> string(106) "deshmite-tronditese-te-fqinjve-burri-hodhi-gruan-nga-dritarja-e-banjos-bertiste-dhe-ishte-e-zhveshur-61486" }