Dëshmoi kundër Millosheviçit, ndahet nga jeta gazetari i njohur serb

Publikuar tek: rajon, më 09:41 25-04-2019 Dëshmoi kundër Millosheviçit, ndahet nga jeta gazetari i njohur serb

Pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë, ndahet nga jeta gazetari i njohur serb Dejan Anastasijeviç.

BBC, për të cilën gazetari ka punuar, njoftoi në gjuhën serbe: Dejan Anastasijeviç vdiq sonte (mbrëmë) në Beograd.

Anastasijeviç ka qenë korrespondent i gazetës amerikane “Time” nga viti 1995 deri më 2007. Ndërsa nga viti 2011 deri më 2016 korrespondent i Tanjug nga Brukseli.

Gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, ai ka raportuar nga fushë-betejat në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë si dhe Kosovë.

Në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, dëshmoi kundër në gjyqin e Sllobodan Millosheviçit.

Ndërkaq, në vitin 2007 gazetari i mbijetoi edhe një atentati me bombë. Lidhur me këtë ngjarje, autorët ende nuk janë zbuluar.

Ai ka shkruar për krimet e luftës dhe ka marrë çmime të shumta për punën e tij gazetareske. Angazhimi i tij i fundit ka qenë si redaktori i BBC-së në gjuhën serbe.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02360200881958
array(1) { ["section"]=> string(74) "deshmoi-kunder-milloshevicit-ndahet-nga-jeta-gazetari-i-njohur-serb-161780" }