Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ndryshon masën e sigurisë për zv.drejtorin e Burgjeve, Iliaz Labin, i cili ka rrëfyer pranë organeve të hetimit kundër shefit të tij, Artur Zoto.
Një muaj më parë ai mori statusin e bashkëpunëtorit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, sot gjykata vendosi tjetër masë sigurie, “arrest shtëpie”.
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve u arrestua pas kësaj dëshmie, që e implikonte për dyshimet e aferave të korrupsionit në lidhje me tenderin e ushqimeve për të bugosurit.
Arrestimi i tij ka ardhur pas akuzave për korrupsion dhe dyshohet se ka abuzuar me tenderët e furnizimit me ushqime të burgjeve.