Dëshmoi kundër Trump, ish-ambasadorja amerikane Yovanovich: DASH nuk më mbrojti nga sulmet e presidentit

Publikuar tek: bota, më 20:57 15-11-2019 Dëshmoi kundër Trump, ish-ambasadorja amerikane Yovanovich: DASH nuk më mbrojti nga sulmet e presidentit Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovich

Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë Marie Yovanovich i tha Kongresit se sulmet që e kanë origjinën te interesat korruptive kanë krijuar një krizë në Departamentin e Shtetit.

Yovanovich u tha ligjvënësve se ajo ishte viktimë e ''fushatës së dezinformimit'' ku u përdorën “kanale të pasme jozyrtare” që çuan në largimin e saj nga Ukraina. Ajo tha se "vazhdon të jetë e habitur" për faktin që pati amerikanë, të cilët bënë partneritet me "disa ukrainas të cilët preferuan të luanin sipas rregullave të vjetra korruptive" në përpjekjet për largimin e saj.

Yovanovich dha gjithashtu alarmin se zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit nuk e mbrojtën nga sulmet e aleatëve të presidentit, përfshirë ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut Rudy Giuliani.

"U ndjeva shumë keq kur dëgjova se Presidenti kishte humbur besimin tek unë," tha ajo. Ajo foli para ligjvënësve për një "krizë në Departamentin e Shtetit".

Dhoma e Përfaqësuesve dëgjoi të premten një dëshmitare të vetme në seancën e dytë publike për hetimin e Presidentit Donald Trump.

Ajo është Marie Yovanovitch, ish ambasadorja amerikane në Ukrainë, e cila u vu në shënjestër të aleatëve të presidentit në një fushatë “njollosjeje” që tani është në qendër të hetimit.

Ndërkohë që zonja Yovanovitch po dëshmonte, Presidenti Trump e sulmoi atë në Twitter, duke thënë se kudo që ajo ka shërbyer, punët kanë shkuar keq. Ish-Ambasadorja u përgjigj se fjalët e presidentit tingëllonin kërcënuese.

Diplomatja e karrierës, u ka shërbyer si presidentëve republikanë, ashtu edhe atyre demokratë.

Ajo dhe zyrtarë të tjerë që po dëshmojnë publikisht në seancat historike të Dhomës së Përfaqësuesve, po japin versionet e tyre të ngjarjeve, ku demokratët po mbështeten për të ngritur argumentin se sjellja e presidentit është e pafalshme.

Adam Schiff, kryetari demokrat i Komisionit të Inteligjencës, vlerësoi zonjën Yovanovitch, duke thënë se ajo u tregua "tepër e ashpër ndaj korrupsionit për disa, dhe qëndrimi i saj parimor i krijoi asaj armiq.”

U bë e qartë se “Presidenti Trump donte që ajo të linte postin,” tha ai.

Numri dy i komisionit, republikani Devin Nunes i Kalifornisë, u ankua se seancat dëgjimore ishin një “shfaqje televizive që zgjaste tërë ditën”.

Ai u ankua se demokratët po mbështeten në dëshmi të formës së thashethemeve, nga dëshmitarë që kanë informacion për veprimet e zotit Trump vetëm nga burime të dorës së dytë. Ai bëri gjithashtu presion që komisioni të dëgjojë dëshmi edhe nga një informator anonim, i cili paralajmëroi për herë të parë zyrtarët në lidhje me thirrjen telefonike të Presidentit Donald Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në muajin korrik, që është në qendër të hetimeve.

“Këto dëshmi nuk duhet të bëheshin fare," tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025621175765991
array(1) { ["section"]=> string(109) "deshmoi-kunder-trump-ish-ambasadorja-amerikane-yovanovich-dash-nuk-me-mbrojti-nga-sulmet-e-presidentit-186032" }