Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Artan Cukut, ish-drejtorit të ekzekutuar në ashensorin e pallatit të tij në Tiranë me 5 plumba.
E marrë në pyetje për këtë ngjarje nga efektivet dhe grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe ne Policinë e Shtetit, ajo nuk ka treguar shumë për autorin, apo autorët e mundshëm, pasi nuk ka mundur t’i shohë sepse ka qene në shtëpi në momentin që ka ndodhur vrasja.
Në deshmine e saj para efektivëve, sipas Panoramës, ajo ka treguar se “Tani nuk mbante armë prej 2 vitesh, as ne brez as në makinë”.
Teksa ka treguar edhe se si e ka mesuar lajmin për vdekjen e të shoqit, tha se kishte degjuar krisma.
“Dëgjova krismat dhe thirrjet poshtë. U nisa të zbres poshtë dhe jam kthyer se kisha femijet vetëm. Por kam zbritur pas pak sekondash dhe e kam gjetur Tanin te vdekur”, ka rrëfyer bashkëshortja e Cukut.