Dëshmon gruaja që vrau vëllain e Kim Jong-un: "Po bëja shaka...”

Publikuar tek: bota, më 11:45 16-02-2017 Dëshmon gruaja që vrau vëllain e Kim Jong-un:

Ka habitur me dëshminë e saj gruaja e arrestuar mëngjesin e sotëm, e akuzuar për vrasjen e vëllait të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

28-vjeçarja Doan Thi Houng ka deklaruar para autoriteteve se ka rënë pre e mashtrimeve të një grupi miqsh. Sipas saj, gjithçka ishte planifikuar në kuadrin e një shakaje dhe se ajo nuk kishte dijeni për shaminë e helmuar.

“Mendova se ishte thjeshtë një shaka. Isha e bindur nga miqtë e mi”, u shpreh ajo.

28-vjeçarja u kap në një aeroport në Malajzi dhe është person i tretë i arrestuar për vrasjen e vëllait të dikatorit koreano-verior.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013428926467896
array(1) { ["section"]=> string(64) "deshmon-gruaja-qe-vrau-vellain-e-kim-jong-un-po-beja-shaka-68891" }