Dështimi i Gjykatës së Lartë, 23.900 çështje në pritje, merr borxh për zhvillimin e gjyqeve

Publikuar tek: barometri, më 08:05 03-05-2018 Dështimi i Gjykatës së Lartë, 23.900 çështje në pritje, merr borxh për zhvillimin e gjyqeve

Gjykata e Lartë prej 10 muajsh vuan nga ‘kriza’ e mos formimit të Kolegjit Penal.

Mungesa e gjyqtarëve në të, ka bërë që prej korrikut të vitit 2017 kjo gjykatë vendimet e saj t’i japi me gjyqtarë ‘borxh’ nga Kolegji Administrativ dhe Civil, si edhe anasjelltas për të zhbllokuar situatën duke krijuar kështu dhe trupën gjykuese me pesë anëtarë.

Në mjaft raste, sikurse këtë të mërkurë, trupa nuk formohet e për këtë zvarritjet janë tashmë diçka normale .

Zyrtarisht, raportohet një stok dosjesh prej 23.900 çështje që presin në radhë për t’u shqyrtuar. Por, jozyrtarisht thuhet se stoku ka shkuar në 25 mijë çështje, të cilat mbahen në arkiva që prej 2014.

Përveç fluksit, që prej korrikut 2017, Gjykata e Lartë, e cila teorikisht duhet të kishte 19 gjyqtarë, është bllokuar dhe në pamundësi për të thirrur mbledhjen e kolegjeve të bashkuara, numri minimal i të cilit duhet të jetë 13 gjyqtarë.

Kolegji penal

1.Edmond Islamaj

2.Artan Zeneli

3.Tom Ndreca

Kolegji administrativ

1.Ardian Dvorani

2.Xhezair Zaganjori

3.Admir Thanza

Kolegji civil

1. Medi Bici

2.Shkelzen Selimi

3.Artan Broci

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020142078399658
array(1) { ["section"]=> string(96) "deshtimi-i-gjykates-se-larte-23-900-ceshtje-ne-pritje-merr-borxh-per-zhvillimin-e-gjyqeve-119249" }