Dështimi i lëshimit të satelitit krijon një problem të madh për Rusinë

Publikuar tek: bota, më 17:43 08-12-2017 Dështimi i lëshimit të satelitit krijon një problem të madh për Rusinë

Kompania shtetërore për energjinë atomike e Rusisë, Rosaton, tha se rritja e radioaktivitetit mbi Evropën, më herët këtë vjeshtë, ka mund të jetë pasojë e satelitit të përplasur.

Në një konferencë për gazetarë sot në Moskë, shkencëtari atomik, Rafael Arutynyan, tha se hetimi nga një komision, i udhëhequr nga Rosatomi, nuk ka gjetur rrjedhje të radioaktivitetit në tokë.

Por, dyshimet për rrjedhje ishin të fokusuara në vendin Majak, afër qytetit Çelabinsk, pasi institucionet evropiane e kanë ngritur alarmin për mjegull radioaktive të ndotjes, që lëvizte mbi kontinent në fund të muajit shtator dhe në fillim të tetorit, shkruan Radio Europa e Lirë

Instituti për siguri atomike në Francë, IRSN, ka njoftuar më 9 nëntor, se elementi ruten-106 (simboli kimik Ru), me gjasë kishte ardhur nga kapaciteti ku bëhet trajtimi i karburantit atomik ose nga ndonjë qendër radioaktive e mjekësisë, në pjesë të Rusisë ose në jug të Kazakistanit.

Ky institut francez tha se ndotja nuk paraqet rrezik për shëndet dhe për ambient, por mungesa e tërheqjes së vërejtjes nga Moska ka krijuar shqetësime në Rusi dhe jashtë saj, se qeveria ruse mund ta fshehë informacionin për aksidentet radioaktive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendimi i Trump për Jeruzalemin, shpërthejnë protesta të dhunshme në Lindjen e Mesme
Vendimi i Trump për Jeruzalemin, mbështetja e parë vjen nga Rumania »
Article Logic
Execution time: 0.011758089065552
array(1) { ["section"]=> string(77) "deshtimi-i-leshimit-te-satelitit-krijon-nje-problem-te-madh-per-rusine-102420" }