Dështimi i marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, Basha mbledh me urgjencë aleatët në selinë e blu

Publikuar tek: politike, më 10:49 01-06-2020 Dështimi i marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, Basha mbledh me urgjencë aleatët në selinë e blu Tryeza per reformen

Dje ishte afati i fundit për finalizimin e Reformës Zgjedhore, por pas një mbledhjeje disa orëshe në Këshillin Politik palët nuk arritën në marrëveshje.

Pasi nuk u arrit një marrëveshje kreu i PD Lulzim Basha ka vendosur të mbledhë sot në selinë blu aleatët e tij për të diskutuar lidhur me Zgjedhoren.

Mbledhja është lajmëruar se do të zhvillohet sot në orën 14:00 në selinë e PD.

Palët politike kanë qenë larg akordit të paktën në 2 pika, atë të identifikimit biometrik dhe reformimit të administratës zgjedhore.

Partia Demokratike kërkon identifikimin biometrik, që sipas saj është e vetmja garanci që kutitë e votimit nuk do të mbushen me vota jo reale, por PS nga ana e saj thotë që teknologjia të mos përdoret në të gjitha qendrat e votimit, pasi nuk ka garanci nga teknologjia.

*Përditësim

Para mbledhjes me aleatët Basha do të zhvillojë takim me ekspertët për Reformën Zgjedhore. Sakaq të njëjtën gjë do të bëjë edhe LSI. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098059177398682
array(1) { ["section"]=> string(102) "deshtimi-i-marreveshjes-per-reformen-zgjedhore-basha-mbledh-me-urgjence-aleatet-ne-seline-e-blu-208597" }