DËSHTIMI i MASAVE TË RAMËS/ Sheshet, bulevardet, rrugicat, lulishtet, të gjitha plot me njerëz (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:43 18-03-2020 DËSHTIMI i MASAVE TË RAMËS/ Sheshet, bulevardet, rrugicat, lulishtet, të gjitha plot me njerëz (FOTO) Sheshi Skenderbej, foto e shkreur para 5 minutash

Kryeministri Edi Rama ka marrë masa “drastike” por që mesa duket thjesht kanë ndryshuar oraret e lëvizjes së njerëzve, pa mundur t’i mbajnë mbyllur këta të fundit.

Që në orët e para të mëngjesit, Tirana gumëzhinte nga qytetarët që dilnin xhiro edhe grupe-grupe, sa në qendër, sa në bulevarde e sa nëpër lulishte.

Në këto kushte, urdhri i Ramës për të paralizuar qarkullimin pas orës 18:00 duket absurd pasi ndërkohë nga mëngjesi e deri në atë orë, qytetarët vazhdojnë shëtitjet e tyre.

Sot është vënë re edhe shtimi i automjeteve në qarkullim.

Nuk dihet se pse rregullat u thyen por me gjasë, në gjithë këtë mund të kenë ndikuar edhe lajmet për shërimin e kontaktit të parë të pacientit zero me covid 19.

Më poshtë disa foto të shkrepura para pak çastesh.

90155458_10213024174798670_8840728620155535360_n.jpg

89881962_2945708502118689_2077759127441899520_n.jpg

90241642_2945708592118680_4875036331933171712_o.jpg90249268_2945708642118675_5854158463034195968_n.jpgshesh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087618827819824
array(1) { ["section"]=> string(101) "deshtimi-i-masave-te-rames-sheshet-bulevardet-rrugicat-lulishtet-te-gjitha-plot-me-njerez-foto-199121" }