Dështimi i negociatave, Mogherini: Gabim historik, refuzimi shans i humbur

Publikuar tek: aktualitet, më 09:33 21-10-2019 Dështimi i negociatave, Mogherini: Gabim historik, refuzimi shans i humbur Përfaqësuesja e Punëve të Jashtme të BE-së Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Sigurisë dhe BE-së Federica Mogherini ka reaguar për mos lejimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mogherini e cilëson këtë vendim si një një gabim historik, ndërsa thotë se shpreson që të përmirësohet.

“Dy vendime te rendesishme dhe nje gabim historik.Krerët e Shteteve dhe Qeveritë kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut në Bashkimin Evropian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të bërë nga të dy vendet dhe kundër mendimit të Komisioni Evropian. Ishte shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të korrigjohet sa më shpejt”-tha ajo.

Ndërkohë Këshilli i Evropës vendosi që për negociatat të diskutohet në maj të vitit 2020.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007368803024292
array(1) { ["section"]=> string(78) "deshtimi-i-negociatave-mogherini-gabim-historik-refuzimi-shans-i-humbur-182860" }