Dështimi i ‘Zgjedhores’, Soreca nxjerr ‘dhëmbët’: Reforma kusht për integrimin në BE! Të konkludohet tani

Publikuar tek: aktualitet, më 11:20 01-06-2020 Dështimi i ‘Zgjedhores’, Soreca nxjerr ‘dhëmbët’: Reforma kusht për integrimin në BE! Të konkludohet tani Luigi Soreca

Ambasadori i BE Luigi Soreca ka reaguar pas dështimit të arritjes së Marrëveshjes për Reformën Zgjedhore mes palëve politike.

Soreca shkruan se arritja e marrëveshjes në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR është një kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në BE. Marrëveshja është e mundshme dhe duhet të konkludohet menjëherë thekson ai.

“Reforma Zgjedhore në përputhje plotësisht me rekomandimet e OSBE / ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në Bashkimin Europian.

Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të konkludohet tani për të filluar negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Soreca.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097079277038574
array(1) { ["section"]=> string(105) "deshtimi-i-zgjedhores-soreca-nxjerr-dhembet-reforma-kusht-per-integrimin-ne-be-te-konkludohet-tani-208602" }