Dështimi me Brexit, deklarata e Theresa May: Do largohem e zhgënjyer por…

Publikuar tek: bota, më 22:58 12-07-2019 Dështimi me Brexit, deklarata e Theresa May: Do largohem e zhgënjyer por… Kryeministrja e Britanise se Madhe, Theresa May

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se këtë muaj do të largohet nga posti i saj.

May theksoi se dështoi me premtimin e saj për të udhëhequr vendin në procesin e daljes nga Bashkimi Europian, kështu që do të largohet e zhgënjyer por krenare.

Kryeministrja tha se dështoi të bindte parlamentin për të votuar marrëveshjen e negociuar me Bashkimin Evropian, por mbi të gjitha sipas saj ajo nënvlerësoi opozitën e ligjvënësve.

Në një deklaratë dhënë për BBC-në, May pranoi se gjëja që do donte më shumë të realizohej ishte menaxhimi i procesit të Bexit.

‘Kishte momente kur isha ulur këtu dhe mendoja se do të kisha dashur Brexit të ndodhë, do të doja që t’ia kishim dalur ta menaxhojmë atë proces’, deklaroi May.

Kujtojmë se kryeministrja britanike, u detyrua të dorëhiqet nga udhëheqja e Partisë Konservatore, dhe rrjedhimisht edhe nga detyra e kryeministres, pasi deputetët britanik kundërshtuan në mazhorancë çdo marrëveshje për modalitetet e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja. Sipas rregullores, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe do të shpallet më 23 korrik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026757001876831
array(1) { ["section"]=> string(77) "deshtimi-me-brexit-deklarata-e-theresa-may-do-largohem-e-zhgenjyer-por-172032" }