Dështimi për emërimin e komisionit të ri, BE ndërmerr veprime juridike kundër Britanisë së Madhe  

Publikuar tek: bota, më 19:17 14-11-2019 Dështimi për emërimin e komisionit të ri, BE ndërmerr veprime juridike kundër Britanisë së Madhe   Foto ilustruese

BE ka ndërmarrë veprime juridike kundër Mbretërisë së Bashkuar, pasi kjo e fundit dështoi që të emëronte në kohë një përfaqësues për Komisionin e ri Evropian.

Me anë të një deklaratë, Komisioni Evropian bëri me dije se ditën e sotme ka dërguar një letër njoftimi zyrtar Mbretërisë së Bashkuar për shkeljen e detyrimeve të Traktatit të BE-së duke mos sugjeruar një kandidat për postin e Komisionerit të BE.

Sipas deklaratës së Komisionit Evropian, autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar duhet të përgjigjen deri më 22 nëntor.  

Ndërkohë autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë reaguar pas deklaratës së Komisionit Evropian, duke u shprehur se ata nuk janë në gjendje të sugjerojnë një kandidat për postin e Komisionerit të BE-së, pasi janë të angazhuar në funksion të Zgjedhjeve të Përgjithshme të ardhshme që do të mbahen më 12 dhjetor.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075998306274414
array(1) { ["section"]=> string(102) "deshtimi-per-emerimin-e-komisionit-te-ri-be-ndermerr-veprime-juridike-kunder-britanise-se-madhe-185906" }