Dështoi në hapjen e negociatave me BE, Zaev: Do të krijohet qeveri teknike, ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme

Publikuar tek: rajon, më 20:03 20-10-2019 Dështoi në hapjen e negociatave me BE, Zaev: Do të krijohet qeveri teknike, ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme Mbledhja e partive politike ne Maqedonine e Veriut me presidentin Stevo Pendarovski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas takimit të liderëve të partive në Maqedoninë Veriore me presidentin Stevo Pendarovski, ka deklaruar arritjen e marrëveshjes që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit 2020.

Mediat vendase kanë raportuar se Maqedonia e Veriut do të ketë një qeveri teknike në 100 ditët e ardhshme dhe se qeveria teknike do të jetë nën patronazhin e presidentit Stevo Pendarovski.

'Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga na e Spanjë dhe ne të kemi parlament funksional.

Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet', ka deklaruar kryeministri Zaev.

Kujtojmë se kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen nga posti i tij pasi nuk u hapën negociatat me Bashkimin Europian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072870254516602
array(1) { ["section"]=> string(123) "deshtoi-ne-hapjen-e-negociatave-me-be-zaev-do-te-krijohet-qeveri-teknike-ja-kur-do-te-mbahen-zgjedhjet-e-parakohshme-182823" }