Dështojnë diskutimet për tregëtinë e lirë mes BE dhe SHBA

Publikuar tek: ekonomi, më 15:12 28-08-2016 Dështojnë diskutimet për tregëtinë e lirë mes BE dhe SHBA

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka thënë këtë të dielë se bisedimet për Tregtinë dhe Investimet e Partneritetit Transatlantik (TTIP), marrëveshja për tregëtinë e lirë mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë dështuar në thelb.

“Negociatat me SHBA-të kanë dështuar de facto, pasi ne europianët nuk duam të nënshtrojmë veten për kërkesat amerikane”, tha ai, sipas një transkripti nga ZDF, pasi intervista nuk është transmetuar e plotë, raporton Newsbomb.al.

“Gjërat nuk janë duke lëvizur në këtë drejtim”, tha Gabriel, i cili është edhe zëvendës kancelar i Gjermanisë.

SHBA-të dhe BE-ja janë duke diskutuar TTIP për gati tre vite dhe të dyja palët kanë kërkuar mbylljen e bisedimeve brenda vitit 2016, por palët kanë dallime mbi çështje të ndryshme, përfshi edhe bujqësinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.29185009002686
array(1) { ["section"]=> string(63) "deshtojne-diskutimet-per-tregetine-e-lire-mes-be-dhe-shba-51103" }